
Av. Valbona Pecaj
Valbona Pecaj, përfundoi studimet për “Drejtësi” në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 2008.
Në Shkurt të vitit 2009 pati një eksperiencë të shkurtër pune pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, deri në shtator 2009. Në muajin Nëntor 2009 filloi punë në pozicionin e specialistes “Juriste” në sektorin e Regjistrimit dhe të Hartografisë në ish-Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), sot ASHK-ja. Pranë ish-ZVRPP-së mbajti pozicionin e specialistes “juriste” deri në vitin 2014.
Në maj të vitit 2012 nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve ka marrë licencën e avokatit.
Në Janarin e vitit 2015 ka filluar si e vetëpunësuar në pozicionin e “avokatit”, funksion të cilin e ka ushtruar në mënyrë të pandërprerë, kryesisht në qytetin e Shkodrës, por jo vetëm. Gjatë këtyre viteve ka punuar duke shtuar dhe përmirësuar eksperiencat profesionale por edhe kapacitetet njerëzore të stafit të zyrës, ku tashmë janë konfirmuar tre avokatë, dhe një kontabiliste (prej më shumë se 7 vjetësh). Për çështje të caktuara, ka shtrirë bashkëpunimin me kolegë si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe ekspertë të fushave të tjera, si eksperten fiskale që është pjesë e stafit të “PECAJANDPARTNERS” por edhe me bashkëpunime “ad-hoc”, duke patur primare zgjidhjen më adeguate për klientët të cilët i besojnë problematikat nga më të ndjeshmet të tyre. Gjatë këtyre viteve ka qënë e hapur për ndjekjen e seminareve formuese të organizuara nga DHKA-ja, apo nga ente të tjera jopublike. Eksperiencën me autoritetet e huaja si dhe marrëdhëniet kontraktore ndërkombëtare janë pjesë e vazhdueshme e punës së saj, duke mos iu ndarë pasionit për çështjet civile, kryesisht pronësore.
Na vizitoni
Rruga Besnik Sykja Pallati Idromeno, Hyrja 2, Kati II-të Pranë Bashkisë Shkodër, Shkodër 4001, Albania
Rruga “Marin Beçikemi”, Shkodër 4001, Albania
Në Tiranë në Rrugën “Mehmet Brocaj”, nr 59